Bashkimi familjar

Rruga e hyrjes

Bashkimi familjar eshte mundesia e qytetarit te huaj prezent ne Itali te kete te drejten e bashkimit te familjes aprovuar nga legjislatura si ajo nderkombetare dhe kombetare(it).(art 29 Dlgs 286/98 e succesive modifiche) neni 29 Dlgs 286/98 e ndryshimet e metejshme.

Qytetari i huaj i pajisur me leje qendrimi per motive pune, studimi, strehimi “protezione sussidiaria” (mbrojtje ne rast nevoje) e per motive fetare ka te drejten e bashkimit familjar.

Kerkuesi mund te kerkoje bashkim per:

  • Bashkeshortin ne moshe madhore por jo te ndare ligjerisht.
  • Femijet e mitur (te bashkeshortit ose te lindur jashte martese) me kusht qe prindi tjeter kudo qe te jete, te kete dhene lejen e tij.
  • Femijet ne moshe madhore ne ngarkim por qe jane invalid i plote.
  • Prinderit ne ngarkim qe nuk kane femije te tjere ne vendin e lindjes ose nga vendi ardhjes, prindi mbi 65 vjet ne rastin kur femijet e tjere nuk kane mundesi mbajtjeje (perkrahjen e tyre) per raste te semundjeve te renda e te dokumentuara.

Kerkuesi duhet te jape konfirmim per disponueshmerine e:

  • Te nje vend banimi qe te plotesoje kushte higjiene sanitare, pra te jete ne kushte te banueshme, miratuar nga kompetenti I zyrave komunale.
  • Te ardhurat minimale vjetore te siguruara nga fondet e ligjshme te jene jo me pak se vlera e te ardhurave vjetore (ne 2015 baraz ne € 5.830,76 vjetore), duke shtuar gjysmen e vleres te te ardhurave (€2.915,38) per cdo familjar qe do i bashkohet familjes.

Ky proces parashikon 4 faza te rendesishme

  1. Dergimi i kerkeses per bashkim familjar ne rruge telematike (zyrtare one line).
  2. Faza pergatitore ne Sportello Unico Immigrazione: parashikon verifikimin e dokumentave te kerkuara (llojin e lejes se qendrimit, te ardhurat strehimin e te tjerave).
  3. Kerkesa per vize hyrjeje, kerkohet ne ambasaden Italiane.
  4. Hyrja ne Itali.

 

Bashkëngjitjet