Leje qendrimi

Leje qendrimi per pune (subordinato) nga nje pune dhenes sezonale

Eshte e nevojshme per qendrim ne Itali per pune sezonale.

Punedhenesi brenda 8 ditesh nga hyrja ne Itali e qytetarit te huaj merr mase te prenotoje takimin tek Sportello Unico per L immigrazione di Laquila per te nenshkruar kerkesen per leje qendrim te punetorit te kerkuar.

Dokumentat e kerkuara

  1. Nje foto  per pashaporte
  2. Nje pulle takse 16 euro
  3. Foto kopie e te gjitha faqeve te pashaportes ose dokument identifikimi
  4. Dokumentat perkatese per strehimin e punetorit.

Ne diten e caktuar, punedhenesi dhe punetori i huaj paraqiten tek Sportello Unico per Immigrazione me dokumentat e kerkuara.

Punetori nenshkruan kontraten per leje pune, pa bere asnje ndryshim ose kusht.
Formulari per kerkesen per leje qendrim shtypet dhe hartohet ne sportel qe ne momentin  e nenshkrimit te kontrates.
Punetori nenshkruan kerkesen per leje qendrim , merr certifikaten  di attribuzione del codice fiscale (kodi identifikues) e zarfin “kit”(qe permban gjithe dokumentacionin e duhur deri ne leshimin e lejes se qendrimit) qe duhet te paraqitet e hapur ne Uffici postali abilitati (zyrat e postes) bashke me faturen e paguar ne rjedhen postale.

N e momentin e prezantimit te kerkeses ne zyren e duhur postal  i huaji identifikohet me pashaporte ose dokument identifikimi.

Punonjesi i postes i dorezon qytetarit faturen rekomande qe duhet te ruhet. Ne fature jane shtypur dy kode identifikues (user id e password) nepermjet te cilave kerkuesi mund te njohe gjendjen e praktikes duke u lidhur me adresen www.portaleimmigrazione.it

Leja e q endrimit elektronik do te leshohet nga questura nese permbushja e kerkesave dhe e kushteve te parashtruara jane ne normen e kerkuar.