Pune sezonale te perkohshme

Rruga e hyrjes

Nullaosta (Leje dhenia) dhe kontrata e qendrimit
Si kusht i pare per te bere te mundur hyrjen ne Itali per pune sezonale eshte e nevojshme qe nje pune dhenes, nje ndermarrje bujqesore ose ne sektorin e turismit te paraqesin nje kerkese te autorizuar per punesimin sezonal te nje personi te huaj qe ndodhet me banim jashte Italise, kjo kerkese quhet nullaosta (lejedhenie) per pune sezonale. Ne fakt duhet te paraqitet kerkesa allo Sportello Unico del I mmigrazione ne zonen ku do te kryhet puna.,nen kontekstin e kuotave te parashikuara né “decreto-flussi”per pune sezonale qe percakton numrin maksimal te qytetareve te huaj, jo komunitare qe mund te meren ne pune sezonale ne territorin kombetar italian. Punedhenesi me kete kerkese propozon nje oferte per pune jo me shume se 9 muaj kohe zgjatjeje dhe nje page jo me pak se standartet italiane dhe nje kerkese per leje qendrimi me paraqitjen e disponueshmerise per sistemimin e strehimit e punetorit qe vjen nga jashte.

Viza e hyrjes
Viza eshte nje “vigneta”(o sticker)vulé njohjeje qe ngjitet ne pasha porte ose ne nje dokument te vlefshem per udhetim te kerkuesit ,eshte nje autorizzim qe lejon te huajin te futet ne Republiken Italiane. Viza per hyrje per pune sezonale ne Itali mund te kerkohet dhe te meret ne ambasaden Italiane qe ndodhet ne territorin shqiptar, brenda 180 diteve nga dhenia e nullaosta per pune nga Sportello Unico del Immigrazione.

Kerkesa per leje qendrim
Brenda 8 ditesh nga hyrja ne Itali punetori duhet te paraqitet ne Sportello Unico Immigrazione qe ka leshuar nullaosta per te nenshkruar kontraten e qendrimit e per te paraqitur kerkesen per leje qendrim. Se brenda 8 ditesh nuk kontakton o nuk paraqiten konsiderohet i parregullt ne territorin Italian.