Pyetje dhe përgjigje lidhur me lejen për ribashkim familjar

1.Në cilin sportel (zyrë për informacion) duhet të paraqitet kërkesa për leje (autorizim)?
Nëpërmjet procedurës së re në mënyrë elektronike të paraqitjes së kërkesës në sistem, duke përdorur të dhënat e ofruara, sporteli përkatës identifikon lëshimin e lejes.

2.Përse duhet të bashkangjitet passaporta ose ndonjë dokument tjeter idetifikimi?
Sepse mungesat e mundshme apo mosngjashmeritë ndermjet të dhënave personale të ofruara dhe atyre të regjistruara në pasaport të shtetasit të huaj nuk lejojnë dhënien e metejshme të marrjes së vizës.

3.Certifikata e strehimit adekuat, të lëshuar nga zyrat kompetente komunale, a duhet të paraqitet në orogjinal?
Po.

4.Ku mund të kërkohet certifikata për strehim?
Duhet të kërkohet nga i huaji në komunën e vendit ku është i pozicionuar strehimi.

5.Cfarë duhet të bëhet për të demonstruar që kontrata e qirasë ka qenë automatikisht e ripërtërirë?
Nevojitet kopje e modelit F23 e pagesës përkatëse të zyrës për regjistrim të taksave vjetore.

6.Cfarë duhet të paraqitet në rast të grumbullimit të të ardhurave me me familjarët qè bashkëjeton?
Familjari që bashkëjeton duhet të vërtetoj të ardhurat personale me dokumente përkatëse të punës.

7.Kujt duhet t’i paraqitet dokumentacion verifikues i gjendjes familjare?
Nga casti i kërkesës për hyrje me vizë në territorin e shtetit italian, familjari për të cilin kërkohej leje, pasi e pranon atë, duhet të dërzoj në zyrën konsulare diplomatike përgjegjëse për vendin e origjinës certifikatën që vertëton marrëdhënien familjare, martesës, moshës së re dhe ndonjë akt tjetër i gjendjes civile të nevojshme, të përkthyer dhe të autentikuar (vërtetuar) në mënyrë të rregulltë.

8.Cfarë ndodh në rast se vërtetimi i kërkur nuk është në dispozicion për mungesë të autoriteteve kompetente të huaja ose mosprezencës së besueshmërisë së nevojshme?
Përfaqësuesit diplomatik të vendit të prejardhjes (ose cfarë do kompetence) të familjarëve lëshon dokumentacion bazuar në testimin e ADN-së të kryer me shpenzimet e palëve të interesuara.

9.Si është dokumentuar gjendja shëndetësore e fëmijëve të moshës së rritur në ngarkim ?
Nëpërmjet certifikatës së lëshuar, me shpenzime të kërkuesve, mjeku i emëruar nga përfaqësuesi diplomatik –konsulata italiane kompetente për shtetet e prejardhjes së familjarëve për të cilët është kërkuar ribashkim.

10.Si ndodhë lëshimi i lejes?
Sporteli për imigracion, verifikon kompletimin dhe rregullësinë(vlefshmërinë) e dokumenteve, thëret aplikuesin, i cili duhet të sjellë një taksë monopoli prej 16.00 eurosh. Aplikuesi gjithashtu ofron të dhëna të shkruara me numër të telefonit në sportelin përkatës tek të cilët drejtohet për caktimin e mbledhjes pasuese të familjarëve pranë sportelit të njëjtë, për kërkesën për leje qëndrimi, brenda tetë ditëve të mbërritjes në Itali.

11.Brenda cfare periudhe autoriteti e bën të vlefshëm lejen?
Autoriteti e bën të vlefshëm brenda 6 muajve nga data e lëshimit.

12.A mund t’i delegohet dikujt tjetër tërhejqa e lejes?
Po, nevojitet delegimi (autorizimi), një kopje e dokumentit të deleguesit(autorizuesit) dhe një kopje e dokumentit të të deleguarit(autorizuarit).

13.Cfarë duhet të bëj aplikuesi i huaj pasi ka marrë nulla osta (lejën)?
Duhet të dërgohet në vendin e prejardhjes së familjes, e cila duhet të dërgohet në zyrat diplomatik (juridiksioni) ose konsulata italiane për kërkesën e vizës të hyrjes për ribashkim dhe paraqitjen e dokumenteve që vërtetojnë lidhjen familjare.

14.Ku duhet të paraqitet kërkesa e vizës së hyrjes për ribashkim familjar?
Nëpër përfaqësimet diplomatike ose konsulatat italiane të shtetit të origjinës ose të rezidencës së përhershme të të huajit.

15.Cfarë duhet të përmbajë kërkesa për lëshimin e vizës dhe cilat dokumente duhet të jenë bashkangjitura?
Kërkesa duhet të përmbaj të dhëna personale të personit i cili dëshiron të ribashkohet dhe detaje të pasaportës ose të ndonjë dokumenti tjetër të udhëtimit të pranuar e të barasvlefshëm(dokument për udhëtim për personat pa shtetësi, dokument për udhëtim për refugjatët, dokument udhëtimi për të huajt që nuk mund të kërkojnë një dokument valid të vlefshëm të udhëtimit nga autoritetet e vendit në të cilin janë qytetarë, lejekalim në Kombet e Bashkuara ose dokumente individuale të lëshuara nga Shtabi i Përgjithshëm i NATO-së). Me kërkesën duhet të bashkangjitet pasaporta ose ndonjë dokument tjetër ekuivalent të njohur, leja (apo autorizimi) dhe dokumentet e vërtetuara të marrëdhënieve familjare.

16.Ku dhe si dorëzohet viza e hyrjes?
Brenda 30 ditëve të paraqitjes të kërkesës për vizë.

17.A ofrohen dokumente tjera tek përfaqësuesit diplomatik ose konsulata në fjalë për lëshimin e vizës së hyrjes?
Po, një komunikim me shkrim në gjuhën e kuptuar nga aplikuesi i vizës ose, në mungesë të kësaj, në anglisht, frëngjisht, spanjollisht ose arabisht, që shpjegon të drejtat dhe obligimet lidhur me hyrjen dhe qëndrimin në Itali, që nuk janë të obliguar të paraqiten brenda 8 ditëve të hyrjes në Itali.

18.Cilin duhet ta komunikojnë autoritetet diplomatike ose konsulata për lëshimin e vizës për personin e huaj?
Sportelin e imigracionit në mënyrë elektronike.

19.Cfarë duhet të bëj mikëpritësi i atyre që vijnë me vizë për ribashkim?
Duhet të komunikojë me shkrim, brenda 48 orëve , në autoritetet lokale që ka siguruar me strehim, mikëpritje ose ka dhënë shtëpinë ,rurale ose urbane, personave të huaj ose personave pa shtetësi (apolide), qoftë farefis ose i afërt. Komunikimi duhet të përfshijë të dhëna personale të ankuesit dhe të personit të huaj ose të atij pa shtetësi, të dhënat e pasaportës ose dokumentit të identifikimit që kanë të bëjnë me të, vendndodhja e saktë e pronës që është dhënë personave që janë të strehuar apo të mikëpritur dhe titulli për të cilin komunikimi është i duhur.
Dhunimi sjellë një sanksion administrativ të pagesës në shumë prej 160 deri 1.100 euro.

20.Prej kujt dhe si i dorëzohet personit të huaj vendimi për refuzim të lëshimit të vizës së hyrjes?
Nga autoritetet diplomatike ose konsulata me vendim të shkruar dhe të arsyetuar, me përkrahje të personave të interesuar, përmbanë detajet për mënyrën e kundershtimit të mundshëm, në rast se nuk përmban kushtet e parashikuara të procedurës së sipërthënë ose edhe kur rezultojnë dënime të përcaktuara në shkallën e parë, edhe si pasojë e aplikimit të dënimit me kërkesë të nenit 444 të kodit të procedurës penale, për kundërvajtje penale të parashikuara të nenit 380, paragrafi 1 dhe 2, i kodit të procedurës penale ose kundërvajtje penale që kanë të bëjnë me substancat narkotike, lirinë gjinore, përkrahje (kryesisht në punë të paligjshme) të imigracionit ilegal drejt Italisë dhe emigracioni ilegal prej Italisë drejt shteteve tjera ose për kundërvajtje penale drejtuar rekrutimit të personit të destinuar kah prostitucioni ose kah shfrytëzimi i prostitucionit ose të miturit të shfrytëzuar në veprimtari jashtëligjore. Nëse personi i huaj nuk e kupton gjuhën italiane, akti shoqërohet me një përkthim në gjuhën të cilën ai e kupton ose, poashtu, në anglisht, frëngjisht, spanjollisht ose arabisht në përputhje me preferencën e shfaqur të të interesuarit.

21.Cfarë duhet të bëj personi i huaj kur arrinë në Itali me vizë për ribashkim?
Brenda tetë ditëve të hyrjes në Itali patjetër të kontaktojnë me sportelin për imigracion për tërheqjen e certifikatës së kodit fiskal, mbushjen dhe nënshkrimin e formularit të kërkesës për leje qëndrimi për arsye të ribashkimit familjar; pastaj merr njoftim për datën e thirrjes të përcaktuar nga kuestura (drejtori e policisë në Itali) për shenjat e gishtërinjve dhe pastaj vjen leja e qëndrimit për arsye familjare ose për refuzim përfundimtar.

22.A mund të aplikojnë për leje për ribashkim familjar të huajtë pa të ardhura?
Po, në rast se aplikuesi nuk ka një të ardhur të vete (vetjake) mund të vlerësohet gjithashtu edhe të ardhurrat ( reddito ) nga bashkëshortët ose familjarët që bashkëjetojnë, me kushte të mjaftueshme.

23.A mund të kërkojnë leje për ribshkim familjar qytetarët e huaj të cilët kanë qenë me status refugjatë dhe ndonjë me dokument për leje për azil dhe qytetarët e huaj të pranuar me mbrojtje të subvencionuar?
Po, dhe nuk janë të detyruar të tregojnë posedimin dhe kushtet e të ardhurave dhe strehimin.

24.Cilat janë dokumentet e identifikimit ta barasvlefshme me pasaporten?
Dokumentet e identifikimit të barasvlefshme me pasaportën mund të jenë:
• dokumenti i udhëtimit për personat apolid (pa shtetësi);
• dokumenti i udhëtimit për refugjatët;
• dokument udhëtimi për personat e huaj (pamundësia e marrjes së një dokumenti valid të udhëtimit nga autoritetet e vendit ku është qytetar);
• lejekalim nëpër Shtetet e Bashkuara;
• dokument individual i lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i NATO-së te personeli ushtarakë e forcës së NATO-së;
• libër i navigacionit, i lëshuar detarëve për kryerjen e punës së tyre profesionale;
• dokument i navigacionit ajror;
• kartelë identiteti e vlefshme për emigrimin edhe të qytetarëve të një shteti të Bashkimit Evropian;
• kartelë identiteti dhe dokumente tjera të qytetarëve të shteteve pjesëmarrëse në “Marrëveshja Evropiane për heqjen e pasaportave” (nënshkruar në Paris më 13.12.1957).

25.Cfarë duhet të bëj familjari jashtë vendit kur ta pranoj lejen (autorizimin) ?
Shkon tek përfaqësuesit diplomatik ose konsulata italiane për të paraqitur kërkesën për lëshimin e vizës për hyrje, së bashku me dokumentet të dërguara nga aplikuesi i familjes dhe dokumentet e dëshmimit të lidhjes familjare.